Pas thirrjeve nga Greqia për trajtim të padrejtë me masat e kursimit krahasuar me programet që po zbatohen për vende të tjera huamarrëse, si Spanja, BE duket se do të tolerojë edhe me grekët. Sipas “Financial Times”, “BE ka qëllim të negociojë me Greqinë mbi lehtësimin e programit të ashpër të masave. Pavarësisht nga rezultati i zgjedhjeve të së dielës, çdo qeveri e re do të kërkojë negociata të reja”, thuhet në shkrimin e gazetës. “Nëse politikanët dëshirojnë ta mbajnë Greqinë në eurozonë, nuk do t’i t’i refuzojnë ato. Brukseli po bën një hap të rëndësishëm me Greqinë. Në zgjedhjet e së dielës, shtetet e BE mbështesin dy partitë tradicionale, Demokracinë e Re dhe PASOK-un. Me gatishmërinë për negociata, Brukseli shpreson se që nën shpresën e lehtësimit të masave të ashpra, populli t’iu japë mbështetje të madhe partive pro-memorandum, Demokracia e Re dhe PASOK”, thuhet në shkrimin e FT.











