FRESSH, Rama: Rilindje mes një politike të re

May 5, 2012 | 14:18

TIRANË- Kreu i PS-së, Edi Rama ka theksuar sot se pa ndryshuar politikën asgjë s’do ndryshojë për Shqipërinë që sot është bërë vend padrejtësisht të përditshme. Në fjalën e tij përpara të rinjve në garën për drejtimin e FRESSH, Rama ka ftuar të rinjtë për realizimin e idealit të të rinjve, për mirëqenie, punësim, taksim të drejtë, konkurrencë të ndershme, respektim të lirive dh etë të drejtave.

“Sot është dita që kujtojmë të reja e të rinj që kishin një ëndërr të madhe sa liria e munguar, sa të drejtat e mohuara, sa atdheu i cliruar për një të keqe që kishte marrë peng botën. Shqipëria i përulet atyre që iu kundërvunë të keqes me forcën e ëndrrës së tyre. Shqiptarët fituan pjesën e tyre duke treguar se asgjë nuk është e pamundur kur përpjekja për liri bashkon njerëzit e zakonshëm. Ajo që nuk ndërron është aspirata e njeriut për më shumë liri, të drejta, mirëqënie, ndaj sot në këtë 5 maj të vitit 100 të pavarësisë, është dita e duhur për të reflektuar për Shqipërinë që kemi dhe për të folur për atë që duam”- tha Rama.

Sipas tij, liria duhet të jetë e garantuar për cdo njeri, por sot nuk e kemi ende këtë. Rama theksoi se sot ne duam një Shqipëri kur të drejtat e njeriut të jenë të paprekshme dhe askush të mos i japë të drejtën të shkelë mbi to, por “kemi një qeveri që i jep vetës të drejtën të shkelë të drejtat e të papushtetëshmëve, ku cdo fëmijë të shkojë në shkollë pavarësisht nëse prindërit janë të pasur apo të varfër, por sot ka cdo vit që mbeten analfabetë se prindërit nuk u blejnë dot librat për shkak të varfërisë”.

© Panorama.al

Te lidhura