
KORÇE- Partia Socialiste ka nisur nga Korça debatin mes 6 të rinjve të cilët synojnë të marrin drejtimin e forumit më të lartë rinor në PS, FRESSH. Debatin e parë e ka ndjekur edhe kreu i Partisë Socialiste, i cili vlerësoi me nga një epitet secilin nga kandidatët.
“Arturi dinjitoz, Elisa imponuese, Erlisi i përkushtuar, Joleza tërheqëse, Juxhini i vërtetë, Maria surprizë! 6 zëra të veçantë për Shqipërinë EU”- shkruan Rama në Tëitter.
Në mesazhet e postuara më pas Rama është shprehur se pret me padurim t’i ndjekë kandidatët në takimin e Durrësit, që do të mbahet të marten e javës që vjen.
“Me daljen e emocioneve të natyrshme do thellohet një garë e jashtëzakonshme mes të rinjsh që guxojnë ta shohin politikën me sytë e endrrave.”- shkruan Rama në një tjetër mesazh të postuar në Tëitter.
Gjashtë kandidatët janë; Juxhin Çela, Elisa Spiropali, Joleza Koka, Maria Myridinas, Artur Micko dhe Erlis Hoxha.
Të gjithë kandidatë do të bëjnë një tur një mujor në të gjithë Shqipërinë ku do të shpalosin idetë e tyre për drejtimin e FRESSH.
© Panorama.al











