FRESSH, një natë muzikë dhe diskutime për arsimin

Jul 9, 2012 | 14:19

Gjatë festës

Mungon Spiropali, Shamku: Qeveria po tallet me ne.

Të premten në darkë, FRESSH organizoi një takim me muzikë dhe diskutime rreth arsimit të lartë dhe punësimit të të rinjve. Në verandën e bar-restorant “Austria” u mblodhën me qindra të rinj të cilët ndanë mes tyre opinione, por edhe dhanë një panoramë të situatës në të cilën ndodhen universitetet sot në Shqipëri. Ra në sy mungesa e kryetares së forumit rinor, Elisa Spiropali, e cila sqaroi se atë natë ishte e ftuar në një emision televiziv.
Aktiviteti u parashtrua si një risi në Shqipëri, pasi ishte një kombinim i përkryer midis debateve më të nxehta politike dhe sociale të momentit, ritmit klasik të violinës, ritmit tribal të muzikës më të fundit në treg, verës së mirë dhe të rinjve idealistë e punëtorë të ardhur jo vetëm nga Tirana, por edhe nga rrethet. Nënkryetarja e FRESSH për Universitetet, Joleza Koka, e cila përshëndeti të rinjtë e ulur dhe të gatshëm për një diskutim sa më të fortë për temat në vazhdim. Midis të tjerash, nënkryetarja për Universitetet u shpreh: “Ky është takimi i parë, hapi i parë drejt organizimesh të këtij lloji. Ne do të bëjmë periodikisht aktivitete si ky, aktivitete të cilat nuk përmbajnë vetëm festa dhe kërcime, por edhe debate të sofistikuara. Në kryeqendër të mbrëmjes së sotme

Veliaj, Klosi e Tahiri me drejtuesit e FRESSH

dhe në kuadrin e përfundimit të vitit akademik, tema e debatit do të lidhet me sistemin arsimor. Problematikat e arsimit shqiptar janë shumë delikate dhe të veçanta në natyrën e tyre, sepse nuk mund të analizohen prej specialistëve. Analiza më e mirë e problematikave të arsimit mund të bëhet vetëm nga studentët. Ne, si studentë, dimë më mirë se cilido specialist problematikën e arsimit shqiptar, prandaj zëri ynë duhet të dëgjohet”. Deputetja socialiste, anëtare e Komisionit Parlamentar për Median dhe Arsimin, Ledi Shamku, pjesëmarrëse në diskutimin e të rinjve, vlerësoi iniciativën dhe u kërkoi të rinjve të shprehin hapur mendimet e tyre. “Qeveria tallet me ne. Të gjithë ju, të gjithë të rinjtë do të kenë mbështetjen tonë maksimale, por edhe ne na duhet mbështetja juaj, forca juaj aktive. Ashtu si sot në këtë ambient të këndshëm, shprehini idetë tuaja pa frikë, me zë të lartë, që ata t’ju dëgjojnë mirë”, u shpreh Shamku para të rinjve që parashtruan shumë probleme të tyre në auditorët e universiteteve.

Ariela Pogaçi
“Në Fakultetin e Mjekësisë është problematik përfaqësimi i të rinjve në këshillat studentorë. Mospërfaqësimi ynë në këshillat studentorë është vetëm njëra anë e së keqes. Tabloja e papërgjegjshmërisë së sistemit arsimor plotësohet me izolimin e specialistëve, të cilët nuk paguhen. Ne kemi dalë të protestojmë; pa dashje sistemi po i kthen të rinjtë në specialistë autodidaktë protestash”, u shpreh Pogaçi, studente e Mjekësisë.

Sokol Tushe
“Pas kryerjes së studimeve në ciklin Bachelor në Vjenë dhe Master në Francë jam mjaft i zhgënjyer prej sistemit të punëdhënies në Shqipëri. Pas kthimit tim nga Vjena dhe Franca, nuk po gjej dot punë këtu, ndërkohë që jashtë shtetit kam pasur disa oferta mjaft të mira. Pikërisht në këtë mënyrë shkatërrohet idealizmi i atyre të rinjve që duan t’i përkushtohen me mish e me shpirt Shqipërisë”, u shpreh Sokol Tushe në takim.

ARISTIR LUMEZI

© Panorama.al

Te lidhura