Frederik Ndoci për herë të parë baba i një djali, në moshën 50 vjeç

Jul 29, 2012 | 12:33

Këngëtari i njohur Frederik Ndoci është bërë baba për herë të katërt, por për herë të parë i një djali. Pas vajzës Marilu, Frederiku është bërë baba i një djali të vogël që e ka quajtuar Nikolo. Ka qenë motra e tij Rita Ndoci ajo që ka bërë publik lajmin në profilin e saj në facebook, duke u pasuar nga shumë urime që Riku i ka marrë për ardhjen në jetë të djalit në profilin e tij në facebook. Nikolo është djali i parë i Frederik Ndocit, nga tri martesat e jetës së tij. Dy vjet më parë, ai u bë baba për herë të tretë me vajzë, fryt i lidhjes së tij me Alisa Barakun, e cila është gruaja e tretë e këngëtarit. Për herë të parë Ndoci është bërë baba rreth 27 vjet më parë. Ai dhe bashkëshortja e tij e parë, Dëshira, lindën dy vajza, Flodia dhe Klea. Pas ndarjes nga gruaja e parë, ai u martua në Amerikë me këngëtaren nga Durrësi, Aida, me të cilën nuk pati fëmijë edhe pse bashkëjetoi 10 vite. Pas divorcit me Aidën, Frederiku nisi të bashkëjetojë në Tiranë me Alisën, këngëtaren 38-vjeçare, me të cilën njihej që në vitet ’90-të.

© Panorama.al

Te lidhura