TIRANE- Ne kuader te dialogut me komunitetin ndërkombëtar për prezantimin e Frymes se Re Demokratike dhe programit të saj, kreu i grupit nismëtar të partisë më të re, Gazmend Oketa së bashku me Alekasandër Biberaj jane takuar sot me Ambasadorin e OSBE, Eugen Wolfarth.
Gjate takimit mesohet se Oketa dhe Biberaj kane bere prezantimin e FRD-se dhe programit para kreut te prezences se OSBE-se, ne vendin tone.
Pjese e diskutimit mes tyre mesohet te kete qene edhe ceshtja e zgjedhjes se presidentit dhe reforma zgjedhore.
Ne fjalen e tij, Oketa ka deklaruar se synim i FRD-se do te jete zgjidhja e problemit te zvarritur prej vitesh te pronesise dhe te ish te perndjekurve politike.












