Francë, Jean-Marc Ayrault emërohet kryeministër

May 15, 2012 | 17:19
Jean-Marc Ayrault, kryeministri i ri francez

PARIS- Vetëm pak orë pas ceremonisë së betimit të tij si president i Francës, Francois Hollande ka emëruar  parlamentarin veteran socialist dhe njohësin e mirë të Gjermanisë, Jean-Marc Ayrault  si kryeministrin e ri të vendit.

Emërimi i tij erdhe vetëm pak para se Hollande do të takohet me kancelaren gjermane, Angela Merkel për të negociuar me Berlinin për krizën në Europë.

Emërimi i Ayrault, një ish mësues i gjermanishtes dhe për një kohë të gjatë aleat i Hollande, u njoftua, sipas Reuters, në kohën kur Hollande ishte në aeroport, rrugës për takimin e parë më kancelaren, Merkel.

Me njohuritë e tij në gjuhën dhe kulturën gjermane, Jean-Marc Ayrault ka filluar menjëherë të konsiderohet si një kontribues i mirë në ndërtimin e urave lidhëse mes Francës dhe Gjermanisë.

Ayrault ka udhëhequr grupin parlamentarë socialist prej vitit 1997. 62- vjeçari është i mandatuar tashmë për formimin e qeverisë së re, e cila pritet të zbardhet plotësisht të mërkurën.

© Panorama.al

Te lidhura