Franca nis masa kursimi prej 14 miliardë eurosh

Aug 25, 2011 | 13:53

Kryeministri francez, Fransua Fillon, ka njoftuar mbrëmë masa shkurtimesh të shpenzimeve dhe masat e buxhetit të ri për të gjeneruar kursime prej 14 miliardë eurosh, të kombinuara për këtë vit dhe vitit të ardhshëm, mes pritjeve se qeveria do të ulë parashikimet e rritjes së saj. Pas një takimi të kabinetit qeveritar të mërkurën, ministrja franceze e Buxhetit, Valerie Pekrese, u tha gazetarëve se do të përshkruajnë parashikimet makroekonomike që kanë të bëjnë me synimet e tyre mbi deficitin buxhetor të vendit. Qeveria franceze aktualisht parashikon një rritje 2 për qind të produktit të brendshëm bruto për 2011-n dhe 2.25 për qind për 2012-n, por ekonomistët presin që qeveria të sqarojë parashikimet ekonomike, pas ngecjes së rritjes franceze në tremujorin e dytë.

© Panorama.al

Te lidhura