Foxhia, ikën Zeman: Stop “play-off”-eve

Jun 3, 2011 | 9:10

Skuadra e Foxhia, e drejtuar nga trajneri i mirënjohur çek, Zdenek Zeman, është gati të rikthehet të zbresë në fushën e lojës. Por, mbi të gjitha, pas këtyre ngjarjeve, me anë të një komunikate, Foxhia, i ka bërë apel Federatës Italiane të Futbollit, të ndërpresë “play-off”-et dhe “play-out”-et që përfshijnë skuadrat e kategorive B dhe C, sepse këto takime mund të rezultojnë të kota më vonë, dhe mbi të gjitha mund të çorientojnë kalendarin. Nga ana tjetër, pas lajmit të këtij skandali, trajneri Zdenek Zeman, ka dhënë menjëherë dorëheqjen me justifikimin se: “Skuadra ime ka bërë një kampionat të pastër, duke i fituar ndeshjet në fushë dhe jo jashtë saj. Nëse kjo çmenduri do përfundojë dhe gjithçka do vendoset në vendin e vet, atëherë ne jemi gati të zbresim në fushë, për të luftuar për të drejtën tonë, ngjitjen në Serinë B”.

© Panorama.al

Te lidhura