Fotot/ Përplasja me armë në mes të rrugës mes dy grupeve, ky është viktima! Pak ditë më parë kishte dalë nga burgu

Sep 2, 2024 | 8:41
SHPËRNDAJE

Ky është viktima i përplasjes me armë mes dy familjeve Sekiraqa dhe Capat, të njohura si grupe që janë në konflikt prej kohësh me njëra-tjerën.

Premtim Gashi1

Viktima është identifikuar si Premtim Gashi, i cili nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra nga të shtënat me armë në mes të rrugës në Prishtinë, ku u plagosën edhe 5 persona të tjerë.

Poshtë trupit të viktimës u gjet kallashnikovi që ai përdori gjatë përplasjes me armë.

I riu raportohet se kishte dalë pak ditë më parë nga burgu. Konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqa ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë, të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

Gjatë përplasjes me armë nga familja Sekiraqa, mbeti i plagosur personi më me ndikim në grupin e tyre, 47-vjeçari Salih Sekiraqa.

Gjithashtu u mbetën të plagosur edhe Korab Gashi (vëllai i viktimës), Robert Llumnica (29-vjeç), Fatos Abazi (35-vjeç) dhe Valdrin Ademi (21-vjeç), raporton Sinjali.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura