Dikur, pjesë aktive e politikës. Sot, ish-ministrja e Integrimit preferon një jetë disi më të tërhequr nga politika.
Flasim për Klajda Gjoshën, që mbetet ndër imazhet më të ekuilibruara në skenën politike. E njohur si një personazh gjithnjë brenda kornizave, këtë herë kemi mundur të sjellim një pamje tjetër të sajën.
Në të përditshmen e saj, ish-ministrja e Integrimit, duket se vijon ende të pëlqejë veshjet zyrtare. Tashmë që nuk është më pjesë aktive e politikës, duket se Gjosha, gjen më shumë kohë për të frekuentuar edhe Bllokun.
Prej kohësh, ajo u mungon mediave në daljet e saj publike, ndaj ishte tamam momenti që ta shihnim në një sferë tjetër të sajën, atë të së përditshmes. Paparaci ynë ka mundur ta shkëpusë nga ky moment i zakoshëm i saj, ku vëmendjen ja kishte rrëmbyer telefoni.
Ndryshe nga koha kur ishte në politikë, tashmë Klajda, preferon të veshë edhe ngjyra të ndezura, duke u shkëputur përfundimisht nga stili me ngjyra të errëta. Si një ndër personazhet që ka folur më pak për jetën e saj private, intervista e saj e fundit daton në kohën kur solli në jetë fëmijën e saj.
Ajo ka rrëfyer se vetëm pas 10 ditësh që lindi Luisin ka shkruar në punë, por edhe brenda javës së parë ka nisur të bëjë takimet me njerëzit. “Pas dhjetë ditësh, por brenda javës nisa të bëja takimet e para me njerëzit kryesorë të Ministrisë, sepse volumi i punës në atë kohë ka qenë i madh.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al