Prej shumë muajsh kemi vënë re se deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Shkodrës ka bërë një ndryshim radikal në ‘look’.
Agron Çela është shfaqur për muaj me radhë në Parlament me veshje firmato dhe ndryshe nga shumë kolegë të tij, jo vetëm që nuk i ka fshehur markat e luksit, por i ka ekspozuar masivisht.
Me pantallona, xhaketa, këpucë apo edhe kostume, Çela na ka zbuluar se është një ndjekës i mirë i markës së Guçit. E tashmë që ka konsoliduar stilin e tij me veshje mijëra euroshe, deputeti ka ndërhyrë edhe në pamjen e tij.
Pas shumë kohësh, ai u shfaq në Parlament me një mjekër të rritur. Duket se është ky imazhi i ri i deputetit, që mund të themi është frymëzuar ndoshta edhe nga kryeministri Rama. Jemi shumë kurioz për ta ndjekur në vijim deputetin, për të parë ndryshimet që ai do të sjellë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al