Lajmi i largimit të Heidit nga Shqipëria vulosi njëherë e mirë edhe ndarjen nga Romeo. Çifti, i cili shumë shpejt u shndërrua i preferuar i publikut i dha fund rreth 2 muaj më parë, duke lënë pas shumë pikëpyetje rreth arsyeve.
Ndonëse Heidi ishte përqendruar tek karriera televizive, duket se pas më shumë se 1 muaji që nisi edhe rolin e moderatores, finalistja e “Big Brother” zgjodhi që të mbyllte gjithçka dhe të largohej për në Itali, aty edhe ku kishte lënë jetën e saj, para famës në Shqipëri. Edhe pse largimin e njoftoi rreth 2 javë më parë, Heidi vijon ende të jetë në Shqipëri. Paparaci ynë ka mundur t’i shkrepë disa foto, vetëm pak ditë më parë në zonën e ish-Bllokut.
Ashtu edhe si duket nga fotot, Heidi ka qenë në shoqërinë e një mikeshe dhe vetëm pak hapa më pas, ajo është ndarë nga mikesha, për të vijuar e vetme. Me xhinse të gjera, bluzë bezhë dhe një pallto të gjatë bezhë, biondja simpatike, kishte vendosur një kapele, si për t’i shpëtuar disi syve të kureshtarëve, që e shoqëronin kudo.
Nga ajo që kemi mundur të mësojmë, Heidi akoma nuk është larguar për shkak të kontratave që është duke mbyllur. Ndonëse nuk kanë qenë të shumta punët që ajo fitoi qëkur doli nga “Big Brother”, konkurrentja pati disa kontrata me bizneset, që duhet ende ti respektojë afatet, nga ana tjetër ajo është duke bërë gati gjithçka përpara se të largohet njëherë e mirë nga vendi.
Ditët e fundit, kanë qenë prindërit e saj që kanë mbërritur në Tiranë, si për ta ndihmuar në përgatitjen e gjërave, përpara se të niset. Sakaq në rrjetet sociale, kemi parë sesi Heidi ka vijuar të postojë, nga e përditshmja në Tiranë, duke na konfirmuar se largimi i saj do të marrë edhe pak kohë.
Nisur nga këto fakte, të shumtë kanë qenë edhe ndjekësit që e kanë pyetur përse zgjodhi të largohej nga ekrani aq shpejt, për sa kohë do të vijonte të ishte në vendin tonë. Por vetë Heidi ka preferuar mos të përgjigjet, duke dashur që ta mbyllë në heshtje këtë kapitull.
Pas ndarjes nga Romeo, Heidi nuk ka edhe një shtëpi ku të jetojë këtu, një problem ky që i ka dalë fundazi, duke menduar marrjen e një shtëpie me qira, por që për momentin, për buxhetin e saj, është një hap i pamundur. E kushtëzuar nga ky fakt, si dhe nga fakti se këtu tashmë nuk ka asnjë pranë, ajo ka menduar që largimi për në Milano është vendimi më i mirë që mund të marrë.
Që pas daljes nga “Big Brother”, ajo shkoi të jetonte në shtëpinë e Romeos, por pas ndarjes, ish-banorja është larguar nga shtëpia, duke bërë që të mbetet pa një vend për të jetuar. Paga e pamjaftueshme si dhe kontratat e pakta që ka bërë në Instagram, ka qenë një mënyrë e pamjaftueshme për të për të përballuar jetën e Tiranës.
Nga ana tjetër, ka qenë familja e saj, që ka këmbëngulur që Heidi, të rikthehet pranë familjes, ku ka lënë jo vetëm familjen, por edhe karrierën. Menjëherë sapo ka komunikuar vendimin e saj për t’u larguar, ka reaguar mamaja e saj, duke mos e kursyer edhe vlerësimin për të bijën. Në një postim emocionues në llogarinë e saj në rrjetin social Instagram, Lajla i dedikon fjalë të ngrohta dhe krenarie vajzës së saj, duke theksuar se Heidi ka qenë burim krenarie që nga lindja dhe vazhdon të jetë “dielli i familjes.
“Mesazhi i saj vjen pas një vale komentesh dhe reagimesh nga ndjekësit e Heidit, të cilët kanë shprehur mendimet e tyre rreth vendimit të largimit të saj nga emisioni. Në mesazhin e saj, Lajla shprehet: “Një gjë ta dish të sigurtë Heidushi jonë, ti na ke bërë krenar që ditën që ke lindur, në çdo ditë të jetës. Ti je dhe do të jesh dielli i familjes tonë! Të duam.” E tashmë në rrjetet e saj sociale, Heidi poston foto e video nga Milano, ku dhe duket se ka vijuar me përditshmërinë e saj, duke iu rikthyer jetës që la në dhjetorin e kaluar, para se të futej në “Big Brother”.
Ishbanorja e “BBV” Heidi Baçi, së fundmi ka fshirë të gjitha fotot me aktorin Romeo Veshajn nga profili i saj Instagram duke konfirmuar kështu zërat për ndarjen mes çiftit. Jo vetëm postimet me aktorin, por Heidi ka fshirë edhe Story të momenteve të tyre të cilat moderatorja i mbante në profilin e saj. Me anë të një fotoje të publikuar në ‘InstaStory’ Heidi na tregoi se familja e saj kishin ardhur nga Italia për ta vizituar mbase edhe për ta mbështetur atë në këtë periudhë të vështirë.
Duket se tashmë, ndarja me Romeon është një fakt dhe çifti i ka ndarë keq rrugët e tyre, duke sjellë edhe largimin e saj nga Shqipëria, në pamundësi për të vijuar jetën këtu. Kujtojmë që ka gati një muaj që përflitet për një ndarje mes Romeos dhe Heidit. Dy ishfinalistët e “Big Brother” ishin padyshim ndër çiftet më të dashura për publikun, ku vazhduan të konfirmonin dashurinë e tyre edhe pas përfundimit të spektaklit.
Por ishte fillimi i shtatorit, kur u fol për një krizë mes tyre. Që atëherë, dy protagonistët kanë zgjedhur që mos të flasin për historinë e tyre, duke vazhduar së shfaquri veç e veç. Nga ana tjetër, Romeo kohët e fundit e ka ndarë kohën mes projekteve të reja. Sakaq, ai i është rikthyer edhe muzikës, duke pasur disa koncerte në agjendën e tij. Miqtë e tij zbulojnë se, në fakt, historia me Heidin ka përfunduar dhe tashmë, Romeo është duke njohur një tjetër vajzë.
Nuk dihen më shumë detaje në lidhje me këto thashetheme, duke na bërë të mendojnë se, në fakt, janë vetëm thashetheme, për të shtuar vëmendjen për historinë mes tij dhe Heidit. Deri më tani, në ato pak dalje që Romeo ka pasur, ka qenë gjithnjë i shoqëruar nga i vëllai apo nga miqtë e tij, duke mos u parë asnjë femër pranë.
Nga ana tjetër, edhe në netët live që artisti ka pasur, është shoqëruar po me meshkuj, duke mos lënë vend për aludime. Nuk dihet nëse kjo histori e re që po nis po jetohet në fshehtësi të plotë, apo është vetëm një thashetheme që qarkullon në njerëzit pranë Romeos, si për ta bërë këtë histori edhe më të bujshme. Zërat për një ndarje u vulosën edhe më tej, kur Romeo u shfaq në një dasmë, në shoqërinë e Donaldit dhe Borës, por Heidi mungonte.
Ishte pikërisht kjo prova që fansat po prisnin, për të konfirmuar se dyshja e dashur, tashmë i ka dhënë fund. Tashmë, të shumtë janë ndjekësit që po kontrollojnë me imtësi rrjetet sociale të aktorit, për të parë nëse ka lëvizje që do të çonin në identifikimin e vajzës që ka nisur të shoqërohet me Romeon. Ishte fillimi i shtatorit, kur dhe vëllezërit Veshaj, Romeo dhe Donald festuan ditëlindjen e tyre, çfarë nxori në pah edhe krisjen mes dyshes.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al