Nëse do të gjenim një përcaktim stilit të ministres së Sipërmarrjes, do të ishte fare e lehtë. E zeza është ngjyra që e përshkruan më së miri “look”- un që ajo zgjedh.
Thuajse në çdo dalje të sajën, Delina Ibrahimaj zgjedh kombinimin e së zezës me ngjyra të tjera të mbyllura, duke u radhitur te politikanet klasike. Gjithnjë me grim minimal, e veshur me ngjyra të errëta, taka të ulëta, duket se Ibrahimaj ka përcaktuar kështu staturën e saj si politikane edhe në “look”.
Veshjet e saj nuk kanë ndryshuar as këtë verë, ku ndonëse temperaturat janë të larta, ajo serish nuk heq dorë nga ‘uniforma’ e saj. Sapo ka zbritur nga makina e saj, e shoqëruar nga Eduart Shalsi dhe Mirela Kumbaro, menjëherë ministrja ka veshur xhaketën e saj.
Si për të mos hequr dorë nga zakoni, edhe këtë herë, nuk do ta shihnim Ibrahimajn me një look të ndryshëm nga ajo çfarë jemi mësuar.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al