Ministrja e Rinisë ka qenë pjesë e faqeve tona për shumë herë. Shpesh në fokus kanë qenë veshjet e saj. Jo pa të drejtë e kemi listuar tek zonjat e politikës që këtë vit nuk ka shkëlqyer me look-un e saj në Parlament.
Herë me kombinime të gabuara e herë me një stil që nuk i shkon për shtat, Bora është bërë objekt i faqeve tona. Megjithatë, teksa sesioni parlamentar shkonte drejt fundit, ministrja vendosi që të mbante veshur një bluzë, që ndonëse nuk shkon aspak përshtat me ‘code-dress’ e institucionit, justifikohet më së miri nga kauza që përfaqëson.
Me një T-shirt për shëndetin mendor, duket se Bora Muzhaqi ka zgjedhur që të sensibilizojë kështu sa i përket rëndësisë së shëndetit mendor. Nuk e dimë nëse kjo është një veshje nga një fushatë që ministrja e saj ka ndërmarr, apo vetë Bora është shumë e shqetësuar për këtë kauzë, ndaj edhe ka vendosur që ta përfaqësojë në Parlament.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al