E kemi përshkruar shpesh si një ndër deputetët më kavalier. Duket se kortezinë, Lavdrim Krrashi e ruan edhe në foltoren e Parlamentit. Me një gjuhë të butë politike, ai vijon të ruajë tiparet e një zyrtari, që ka mbërritur në Tiranë pas shumë vitesh karriere në Angli.
Sa i përket raporteve miqësore, gjithnjë e më shumë ai na ka treguar se është një xhentil i vërtet. Dhe kjo foto është edhe njëherë treguesi më i mirë për këtë fakt. Teksa ka qenë duke nxituar hapat për t’u bërë pjesë e seancës plenare, deputeti ka ndaluar kur ka parë koleget e tij që vinin pas tij.
Jo vetëm kaq, por Krrashi ka bërë edhe disa hapa prapa për të pasur mundësinë ti takojë nga afër. Deputeti i Partisë Socialiste për qarkun e Dibrës dhe Blerina Gjylameti, kanë qëndruar për disa minuta së bashku pas takimit të improvizuar në oborrin e Parlamentit.
Nga buzëqeshjet që kanë në fytyrë, jemi të sigurt që biseda mes tyre ka qenë me nota miqësore.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al