Nëse rikthehemi pas në vitet 2000, të gjithë do ta kujtojnë si idhullin e sportit të atyre viteve. E kemi fjalën pikërisht për Erjon Bogdanin, që prej vitesh është larguar nga fusha e blertë, por jo nga futbolli.
Shpesh herë e kemi parë në panele ku flet për sportin, duke na rikthyer kështu edhe eksperiencën e tij me Kombëtaren tonë. Por këtë herë, Bogdanin e sjellim krejt ndryshe, në një ditë të zakonshme të tij, ku zgjedh të ecë në këmbë, së bashku me mikun e tij.
I veshur sportiv dhe tërësisht i përqendruar në bisedë, Bogdani duket se ruan ende trupin e sportistit, duke u dukur në top formë.
Sa i përket jetës së tij private, futbollisti ka preferuar që të jetë gjithnjë diskretë, duke preferuar që në daljet e tij, të flasë vetë, për sfidat që i është dashur të kalojë.
“Pasioni im për futbollin nisi që i vogël, nga mosha 7 vjeç merrja pjesë në të gjitha garat e shkollës, isha tip sportiv. Ishte një periudhë e vështirë, pasi kisha përplasje me babain, isha shumë mirë në futboll, punoja shumë dhe kur kthehesha në shtëpi vija i lodhur dhe nuk kisha kohë të mësoja.
E vuajta shumë shkëputjen nga futbolli, prej rreth një viti, dhe kur vajta te gjyshi, i cili bindi babain të kthehesha në futboll, u ktheva në shtëpi pasi gjyshi kishte folur me babain dhe ai më dha leje të vazhdoja”, u shpreh Bogdani në një intervistë të dhënë pak kohë më parë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al