Ndonëse ky edicion i “Big Brother” i ka mbërthyer të gjithë, ende personazhet e vjetshëm janë ndër imazhet më të pëlqyera.
Të gjithë e kujtojmë Beniadën, modelen shqiptare që erdhi nga Italia, duke u bërë ndër banoret më të pëlqyera, e cila arriti edhe në finale.
E duket se pas suksesit që pati në këtë format, jeta e saj ndryshoi përgjithmonë. Modelja u bë moderatore në vendin tonë, duke pasur edhe një format të sajin. Krahas karrierës, edhe jeta private gjeti ditët e arta në Tiranë.
Lidhja e saj me Blerti Hajdarin duket se tashmë konsoliduar dhe dyshja po e jeton këtë histori, pa u fshehur nga sytë e kureshtarëve.
Por teksa me të dashurin heziton të dalë në publik, me mamanë Beniada nuk ka aspak ndrojtje të dalë. Paparaci ynë e ka fotografuar në zonën e ish-Bllokut, teksa ka qenë me mamanë e saj.
E veshur me një kostum sportiv dhe pallto të gjatë, Beniada është fotografuar teksa ka qenë nën shoqërinë e mamasë së saj, në qendër të Bllokut. E pashqetësuar nga objektivi i kamerës, ajo ka vijuar rrugën, teksa duhet të theksojmë se nuk e ka humbur sharmin që jemi mësuar ta shikojmë edhe në ekran.
Që pas konfirmimit të lidhjes së saj me Blertin, ajo është përpjekur të mos flasë shumë për jetën private, duke u fokusuar te karriera. Në nisje të lidhjes së saj, modelja nuk i kurseu fjalët e ëmbla për partnerin.
“Është një djalë simpatik, po vetëm simpatik, kaq. Nuk mund të them që është as italian, as shqiptar, pasi ka udhëtuar shumë edhe… shqiptar, boll tani”, tha Beniada. Beniada publikoi disa kohë më parë një foto krah një mashkulli misterioz, të cilit nuk preferoi t’ia bëjë të ditur emrin dhe as fytyrën.
Megjithatë, një detaj që modelja zbuloi në postimin e saj është vendndodhja, që ishte pikërisht në Milano, Itali. Beniada është pyetur sesi ia fitoi zemrën partneri dhe ajo ka treguar: “Me qetësi, ëmbëlsi”.
“Kur njeriu është vetvetja, e arrin atë që do. Kjo është gjëja që më pëlqen më shumë te njerëzit”, u shpreh Beniada.
Ish-banorja e ‘BBVIP’ ka publikuar një foto në “InstaStory” ku duken dy duar të kapura me njëra-tjetrën, duke konfirmuar se ajo është në një lidhje me ish-futbollistin. Ditët e fundit, ajo ka folur për edicionin e dytë të “Big Brother”, duke ndarë edhe disa këshilla për konkurrentët për këtë vit.
Ajo shpesh ka treguar për eksperiencën e jashtëzakonshme që ka kaluar brenda, ndonëse e ka bërë të rikthehet e të nisë një jetë të re në Shqipëri. Modelja së fundmi ka nisur moderimin e një rubrike të re në “E diell”, të quajtur “Të lumshin duart”.
Ajo i është rikthyer sërish temës së BBV, ku madje jep edhe një këshillë për banorët që do të hyjnë në edicionin e dytë.
“Ka qenë mendoj eksperienca më e bukur e jetës sime. Nuk krahasohet me asnjë eksperiencë tjetër. Disi edhe na mungon. Tani që mendoj se do të fillojë ‘Big Brother 2’, them sikur të isha futur akoma edhe një herë, vetëm për disa ditë”, u shpreh ajo.
“Këshilla ime për të gjitha ato vajza apo djem që do të hyjnë në ‘Big Brother’ është të jenë vetvetja se pastaj normal se do të thonë se kjo ishte si ajo”, vazhdoi modelja që është rritur dhe ka jetuar në Itali.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al