Fotot nga paparazzi/ Dy gratë e PS-së, mikesha të pandara edhe jashtë dyerve të Kuvendit

Mar 2, 2024 | 21:30
SHPËRNDAJE

Në ka diçka që me siguri tashmë e dimë, është miqësia e ngushtë e grave në Partinë Socialiste, sidomos të atyre që kanë qenë dhe janë pjesë e kabinetit qeveritar.

Ogerta Manastirliu Olta Xhaçka3

Shpeshherë, ministret e Ramës, i kemi parë të shpenzojnë kohë edhe jashtë fokusit të politikës, duke na zbuluar kështu miqësinë e ngushtë. E tillë është fotoja që po ju sjellim më poshtë, ku Ogerta Manastirliu dhe Olta Xhaçka, kanë zgjedhur që të largohen në këmbë, së bashku pas përfundimit të seancës plenare.

Ogerta Manastirliu Olta Xhaçka

Dy zonjat e politikës, duken tërësisht të përfshira në bisedën e tyre, duke e shijuar këtë shëtitje të shkurtër. Ish-ministrja Xhaçka vijon të mbetet mike e mirë e ministreve, ku shumë shpesh e kemi parë përkrah tyre, ndonëse tashmë detyrat nuk i kanë më të njëjta.

Ogerta Manastirliu Olta Xhaçka1

Nga ana tjetër, edhe ministrja e Arsimit, nuk mungon kurrë në takimet mes kolegeve, madje shpesh edhe në këmbë, duke gjetur pak kohë për mikeshat, edhe kur nuk janë të angazhuara me detyrën e tyre.

Ogerta Manastirliu Olta Xhaçka2

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura