Kushtet atmosferike këtë javë nuk kanë qenë shumë të favorshme dhe duket se masat për reshjet i kanë marrë edhe deputetët.
Teksa disa prej tyre u ndihmuan nga shoferët apo nga truprojat, të tjerë këtë situatë duhet ta “menaxhonin” vetë.
Paparaci ynë ka sjellë disa shkrepje, teksa disa prej tyre preferonin që të nxitonin hapat, për të mos u lagur. Ndërkohë ajo që na tërhoqi vëmendjen te kjo pozëishte pikërisht fakti se të katërt deputetët e kishin marrë me shumë nge, ndonëse reshjet vijonin.
Teksa Vullnet Sinaj dhe Baftjar Zeqaj ishin pa çadër, të dy kanë vijuar hapat shumë ngadalë, duke shijuar edhe një bisedë mes tyre. Nga ana tjetër, pas tyre kanë qenë dy kolegët me çadër, por duket se asnjëri nuk e ka parë të arsyeshme që t’i afrohet për t’i asistuar me çadrën e tyre.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al