Mund të themi se kur vjen puna tek seancat plenare, ministrja e Turizmit është gjithnjë korrekte. Përgjatë gjithë vitit, Mirela Kumbaro, është shfaqur si gjithnjë në Parlament, ku ashtu edhe si shpesh kemi theksuar, koha në oborr për të është vërtet e këndshme.
Sapo mbërrin, menjëherë rrethohet nga miq dhe kolegë. Kur vjen puna për një bisedë të mirë, Kumbaro nuk njeh ngjyra politike. Shpesh e kemi sjellë në faqet tona edhe me kolegë nga Partia Demokratike, si dhe ajo e Lirisë. Por këtë herë, Mirela dukej me nxitim, por edhe pak e nevrikosur.
Ndryshe nga sa jemi mësuar ta shikojmë, ministrja mbërriti me makinën e saj deri tek shkallët e Parlamentit. Sapo ka zbritur, ajo dukej se diçka e kishte bezdisur. Nga gjestikulacioni, mund të dallojmë lehtësisht se Kumbaro dukej e nevrikosur, teksa i flet shoferit të saj ‘me duar dhe këmbë’.
Nuk dihet se çfarë e ka mërzitur kaq shumë ministren, që edhe në ato pak hapa, dukej me të vërtetë me nerva.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al