Fotot intime, provë në Gjykatë

Sep 14, 2012 | 11:46

Roland Peraj

Ngjarja në Tiranë, Gjykata vendos masën e sigurisë “arrest me burg” për dhunuesin e 18-vjeçares.

I fiku vajzës cigaret në trup: Shihni imazhet, kaluam bukur.

Gjykata e Tiranës caktoi dje masën e sigurisë arrest me burg për të riun që akuzohet se i ka shuar cigare të ndezura në trup të dashurës së tij. Vendimi i Gjykatës erdhi pas kërkesës së Prokurorisë, e cila tha se vepra penale e kryer nga i arrestuari paraqet rrezikshmëri. Ndërkaq, Roland Peraj, 21-vjeçari i arrestuar pasi u kallëzua nga e dashura e tij 18-vjeçare, se e kishte mbajtur peng dhe e kishte dhunuar për disa orë për arsye xhelozie, u shfaq i penduar dje në Gjykatën e Tiranës. I paraqitur për caktimin e masës së sigurisë ndaj tij, Peraj pohoi se kishte qenë vetëm një debat i momentit dhe se marrëdhëniet e tij me të dashurën ishin normalizuar.

(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)

© Panorama.al

Te lidhura