Ajo u bë protagonistja kryesore e një historie të dhimshme urbane për gati një vit, edhe pse fotot që qarkulluan në faqet e gazetave u botuan të censuruara për faktin se bëhej fjalë për një minorene 15-vjeçare. Gjithsesi ajo ishte një adoleshente VIP, e shfaqur dhjetëra herë në ekran si imazh i “Kripmjaltëzave”, dhe që publiku e njihte. Ndërkohë rikthehet sërish në vëmendje emri dhe pamja e saj, patjetër e një vajzë të bukur. Adoleshentja me emrin Ajsi, e përfolur për muaj të tërë në një çështje përdhunimi, pengmarrjeje e gjobvënieje së bashku me regjisorin Leonard Bombaj, ka filluar këto ditë të komentohet më së shumti në rrjetet sociale, ndërsa po qarkullon një foto e saj e shkrepur në një ambient shtëpie, e ulur sipër krevatit. Fotoja është shkëputur nga një video që gjendet në youtube me titullin “Hot”, ku flitet se Ajsi këndon me djemtë e grupit “Grand Thugz”. Videoja ka numëruar mijëra klikime, për faktin se vargjet e këngës janë cilësuar një pornografi e vërtetë, për fjalorin banal të përdorur në tekst. Për muaj të tërë, pasi drejtësia firmosi pafajësinë e Bombajt, vajza pohoi në media se do të vazhdonte të kërkonte drejtësinë. Ndërkohë, kur çështja ishte ende në gjyq, Leonard Bombaj botoi librin artistik të bazuar në këtë histori të jetuar me nxënësen e tij, me titull “Në emër të Atit, të Bijës dhe Shpirtit të zbathur”. Në subjektin e librit tregohej kjo histori e ndërtuar me emra personazhesh që fshihnin personazhet realë, në konfliktin e tij me Stresin, i cili u prezantua si miku i afërt i vajzës. Regjisori i njohur Leonard Bombaj shkroi kështu romanin e parë të jetës së tij, që ndonëse është libër artistik, u frymëzua nga historia e pasqyruar në shtyp në lidhje me akuzat për përdhunimin e nxënëses së tij 15-vjeçare. Gazetat për javë të tëra u mbushën verën e kaluar me fakte dhe kundërfakte nga kjo histori që i tronditi të gjithë, dhe për më tepër e komentuar si një ngjarje e rëndë për të ardhmen profesionale të një artisti. Ndërkohë që vajza e komentuar për më shumë se një vit në faqet e shtypit, nuk është shfaqur askund më, ndërsa miq të saj kanë pohuar se vazhdon jetën e saj në Tiranë, ndërsa ndjek shkollën e mesme. Nuk dihet nëse ajo do ta vazhdojë pasionin e saj për muzikën, apo nëse do të marrë një drejtim jashtë botës së artit në jetë.











