Fotot e para të Irsa Demnerit shtatzënë

Aug 5, 2012 | 13:34

Historia e dashurisë së Irsa Demnerit me nipin e Kryeministrit Sali Berisha, tashmë është më shumë se kaq. Ata shumë shpejt do të bëhet prindër të një vajze, ndërkohë që për shkak të shtatzënisë së Irsës kanë vendosur t’i kalojnë pushimet në Jug, pikërisht në plazhin e Dhërmiut. Fotografi ynë ka mundur të fotografojë ish-missin 22-vjeçare, ndërsa merrte rreze poshtë çadrës, e veshur. Pranë saj është fotografuar dhe i fejuari, Endriti, si dhe të tjerë persona, miq të tyre të afërt. Irsa Demneri është në muajin e shtatë të shtatzënisë dhe pritet të sjellë në jetë një vajzë. Siç shihet në këto foto, ajo tashmë shfaqet shumë e thjeshtë me look-n e saj, duke u përpjekur të mbajë veshje të rehatshme, dhe pa i dhënë rëndësi dukjes së bukur. Ajo pret të bëhet nënë për herë të parë, nga lidhja e dashurisë me nipin e Sali Berishës, një djalë shtatlartë, i diplomuar për Juridik, për të cilin flitet se gëzon pasuri. Aktualisht ai punon në administratën e Bashkisë së Tiranës, ndërsa është frekuentues i rregullt i jetës së natës dhe i njohjeve të shumta që ka me vajzat VIP. Në një nga këto raste ai u njoh me ish-missin Demneri, duke nisur kështu një histori dashurie që fillimisht është mbajtur sekret vetëm mes mikeshave të saj më të ngushta. Historia e tyre filloi para një viti, por vetëm pas marrjes vesh të lajmit të shtatzënisë familjet e tyre organizuan një ceremoni fejese. Nuk dihet nëse Irsa 22 vjeçe dhe Endriti 25 vjeç, pas sjelljes në jetë të vajzës do të mund të organizojnë një ceremoni dasme, edhe pse për Irsën ta shohë veten nuse tashmë është një kuriozitet i shuar, pasi ajo është veshur nuse disa herë në sfilita. Periudha që Irsa është njohur me Endritin, i takon kohës që ajo u largua nga ekrani, duke iu përkushtuar më shumë studimeve në Universitetin Europian të Tiranës. Edhe pse është një djalë që argëtohet jashtë mase me shokët e tij, ai ka një profil serioz të punës së tij si jurist pranë Bashkisë së Tiranës. Miqtë e tij të afërt e kanë komentuar si të paparashikueshëm vendimin e tij për të krijuar një lidhje serioze në moshë kaq të re, dhe për t’u bërë baba kaq shpejt, gjë për të cilën ai është shprehur i lumtur.
[portfolio_slideshow]

© Panorama.al

Te lidhura