Princ Leka ka publikuar për herë të parë foto krah partneres së tij Blerta Celibashi, me të cilën nisi një romancë pas ndarjes së bujshme nga bashkëshortja e tij, Elia Zaharia.
Princi ka postuar në profilin e tij në ‘Instagram’ një foto krah Blertës dhe mikeshës së tyre, Françeska Murati nga në sallë koncertesh.
Çifti janë parë shpesh nën shoqërinë e ish-banores së BBV, e cila po ashtu ka publikuar foto me ta në Instastory sot, por edhe në evente të tjera.
Madje Françeska ka qenë e pranishme dhe në ditëlindjen vajzës së Princit dhe Elias, Geraldinës, pak muaj më parë.
Kjo është hera e parë që Pirnci ka publikuar në rrjetet e tij sociale foto krah Blertës, ndërsa kjo e fundit ka publikuar edhe më parë.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al