FOTO/ U arrestua sot, Xhezo autor i vrasjes në Vlorë pas sherrit për një xhiro me kalë. Ja pronari që vdiq në spital

Oct 30, 2019 | 10:08
SHPËRNDAJE

Kapet dhe arrestohet nga Policia pas një ndjekjeje si nëpër filma, shtetasi Eduart Xhezo, i cili sipas bluve “është person me precedent të theksuar kriminal në fushën e krimeve ndaj personit dhe armëmbajtjes pa leje, i dënuar më parë për tentativë vrasjeje dhe armëmbajtje pa leje”.

Policia e Durrësit në bashkëpunim me Policinë e Tiranës vuri në pranga këtë person i njohur për rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit.

Xhezo, i shpallur në kërkim, banues në Vlorë, për të cilin Gjykata e Shkallës Parë Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Vrasje në rrethana cilësuese”, kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë dhe “Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe e municioneve”, pasi më datën 04.08.2019, rreth orës 19.30, në lagjen “1 Maj”, Vlorë janë goditur me armë shtetasit A. B., E. B. dhe N. H. dhe ky shtetas dyshohet si një nga autorët e kësaj ngjarjeje“, tha sot policia pas arrestimit.

NGJARJA PER TE CILEN AKUZOHET

Personi qe shihni ne foton më poshtë eshte biznesmeni qe vdiq në spital, pasi u qellua ne lokalin e tij me disa plumba ne trup, nderkohe qe policia shpalli në kërkim 34-vjeçarin Eduart Xhezo dhe tre bashkëpunëtorët e tij. 

beqiraj-vlore

Xhezo, një emër i njohur për Policinë e Vlorës, është autori kryesor i vrasjes së Arben Beqirajt dhe plagosjen e djalit dhe kushëririt të tij.

Ngjarja ndodhi pasditen e një të diele gushti kete vit, në zonën e “Plazhit të Vjetër” në Vlorë, në një kohë kur bregu i detit ishte ende plot me pushues.

34-vjeçari Xhezo, pas një konflikti që kishte pasur me biznesmenin dhe të birin e tij, është kthyer për t’u hakmarrë duke qëlluar në drejtim të tyre me breshëri automatiku.

49-vjeçari, nga breshëria, mori të paktën gjashtë plumba, ku një prej tyre që mori në pjesën e gjoksit rezultoi fatale për jetën e tij. Pavarësisht se u dërgua me urgjencë në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku iu nënshtrua menjëherë ndërhyrjes kirurgjikale, babai i tre fëmijëve ndërroi jetë disa orë më pas.

Ndërkohë, i biri, Ergest Beqiraj, 18 vjeç, dhe kushëriri, Nesim Hodaj, 50 vjeç, kanë marrë plagë në këmbë dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, raportonte Panorama aso kohe.

KONFLIKTI

Autori kryesor i ngjarjes, Eduart Xhezo, ka pasur një konflikt me Arben Beqirajn disa orë para ngjarjes. Shkak është bërë kalimi i tij me kalë para biznesit të tij. 49-vjeçari dhe i biri i kanë kërkuar Xhezos që të mos kalojë para lokalit, pasi shqetësonte plazhistët.

Kjo ka sjellë një konflikt fizik të djalit të pronarit të lokalit me personin që po kalëronte. Më pas, Eduart Xhezo, disa orë më pas, ka shkuar për t’u sqaruar, por konflikti është përshkallëzuar më tej, duke çuar në shkrehjen e armës. Mësohet se Xhezo, në momentin që ka qëlluar me kallashnikov në drejtim të Beqirajt, ka qenë i shoqëruar nga tre persona të tjerë.

http://www.panorama.com.al/sherri-per-nje-xhiro-me-kale-ja-kush-eshte-pronari-i-lokalit-qe-vdiq-ne-spital-detajet-e-ngjarjes-se-rende/

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura