Sot ka filluar puna për ndryshimet në fushën e stadiumit “Air Albania”. Do të ketë ndërhyrje në bazamentin e fushës, por edhe zëvendësimin e tapetit që po përdorej deri tani. Sërish do të jetë një fushë me bar hibrid.

FSHF zynon kështu që të arrihen standardet më të larta, ndërsa në prag është Europiani i 21-vjeçarëve. Kjo nuk është hera e parë që fusha e stadiumit “Air Albania” i nënshtrohet rikonstruksionit.
Fusha ndërkohë do të jetë gati në shtator. Ndeshjet e Ligës së Kombeve për Shqipërinë do të luhen pikërisht aty.

PANORAMASPORT.AL
© Panorama.al











