Një tjetër fundjavë pozitive ishte ajo që lamë pas për legjionarët shqiptarë që luajnë jashtë kufijve.
Portali i njohur i statistikave, “Sofascore” sjell për lexuesit e “Panorama Sport” pesë legjionarët me vlerësimet më të larta.
Në vendin e parë renditet Klaus Gjasula me notën 7.3 pas një perfomance të mirë për 90 minuta ndaj Borusia Mynshengladbah. https://www.sofascore.com/player/klaus-gjasula/163673
I dyti renditet sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Sokol Cikalleshi pasi dha asistin për golin e fitores së skuadrës. Enea Mihaj pozicionohet në vendin e 3-të me notën 7.2. Po ashtu si Denis Simani.
Në vendin e fundit renditet Rei Manaj me notën 7.1, pasi shënoi supergol në minutën e 29 të ndeshjes kundër Rizesporit.
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al