Kreu i qeverisë së Shqipërisë, Edi Rama ka pritur sot në një takim në Kryeministri tre kryetarët e partive parlamentare shqiptare në Maqedoni. Në takim mungonte Partia Demokratike Shqiptare.
Në takim ishte kreu i BDI-së, Ali Ahmeti, ai i Aleancës për Shqiptarët Ziadin Sela dhe drejtuesi i Lëvizjes BESA Bilal Kasami.
Mësohet se në qendër të diskutimeve mes krerëve të partive politike shqiptare ka qenë krijimi i qeverisë së re dhe situata politike në Maqedoni, duke qenë se ditën e nesërme do të mblidhet për herë të parë Parlamenti i dalë nga zgjedhjet e parakohshme të 11 dhjetorit.
Rama u ka dorëzuar krerëve të subjekteve politike shqiptare në Maqedoni, një dokument këshillues për ruajtjen e interesit të shqiptarëve në Maqedoni.