FOTO/ Presidentja e Kosovës takon Donald Trump në katedralen ‘Notre-Dame’, Osmani publikon pamjet

Dec 7, 2024 | 20:48
SHPËRNDAJE

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka marrë pjesë në ceremoninë e rihapjes së katedrales “Notre-Dame” në Paris, krah dhjetëra homologësh e krerë shtetesh të pranishëm.

osmani trump

Osmani ka publikuar në rrjetet sociale një foto nga kjo ngjarje, teksa ka shtrënguar duart dhe ka takuar presidentin e zgjedhur të SHBA, Donald Trump.

“Me Presidentin Trump, në ceremoninë e rihapjes së Katedrales së Parisit ‘Notre Dame’”, shkroi Osmani në Facebook.

Ceremonia e sotme zhvillohet për rihapjen historike të katedrales, pasi u shkatërrua në një zjarr të vitit 2019.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura