FOTO LAJM/ Reshjet e shiut përmbytin rrugët në qytetin e Durrësit

Dec 6, 2024 | 20:30
SHPËRNDAJE

Qyteti i Durrësit është përfshirë sërish nga reshje të dendura shiu, ndërkohë që menjëherë disa rrugë u përmbytën.

durres 2

Reshjet nisën me intensitet të lartë gjatë mbrëmjes së sotme dhe për këtë arsye rrugët pranë kryqëzimit të stadiumit në lagjen 18 si dhe pjesërisht në lagjen 17, u bënë të pakalueshme.

durres 3

Menjëherë niveli i ujit arriti të dalë në trotuare duke sjellë vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe kalimtarëve në zonat e përmbytura.

durres 1

Përkeqësimi i motit nuk ka sjellë probleme në port, nga ku raportohet se tragetet që janë planifikuar për t’u nisur mbrëmjen e sotme drejt Italisë, do të lundrojnë sipas orarit të përcaktuar nga porti i Durrësit.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura