FOTO/ 10 persona humbin jetën nga rrëzimi i një avioni, 5 prej tyre ishin anëtarë të një familje

Jan 10, 2025 | 22:37
SHPËRNDAJE

Dhjetë persona, përfshirë pesë anëtarë të së njëjtës familje, u vranë kur një avion i vogël me të cilin po udhëtonin u rrëzua në veriperëndim të Kolumbisë , thanë autoritetet lokale.

rrezohet avioni

Guvernatori i provincës Antioquia, Andrés Julián Redon, njoftoi se “asnjë të mbijetuar nuk u gjet” në rrënojat.

Avioni u ngrit të mërkurën nga Jurado, një qytet në provincën e varfër të Choco, pranë kufirit me Panamanë, me destinacion Medellín.

Kontrollorët e trafikut ajror humbën kontaktet po atë ditë. Një hetim për shkakun e rrëzimit tashmë është duke u zhvilluar.

Mes viktimave ishin tre të mitur dhe dy anëtarë të ekuipazhit.

Në shumë zona të izoluara të Kolumbisë, transporti bëhet me avionë të vegjël privatë dhe aksidentet janë një dukuri e shpeshtë.

Në vitin 2023, katër fëmijë të vegjël u gjetën të gjallë pasi mbijetuan 40 ditë në xhunglën e Amazonës pasi avioni në të cilin ndodheshin u rrëzua. Fëmijët ishin të vetmit të mbijetuar dhe historia e tyre bëri bujë në mbarë botën.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al

Te lidhura