Formula 1, Fetel bën spektakël e fiton me probleme

Aug 29, 2011 | 12:28

Po të mendosh që përpara fillimit të Çmimit të Madh të Belgjikës dukej sikur ishin në telashe për shkak të një problemi me amortizatorët, është e habitshme… Por as kjo nuk e ka penguar Sebastian Fetelin që ta kalonte i pari vijën e finishit, i ndjekur nga shoku i tij i skuadrës, Mark Veber. Tashmë, botërori është praktikisht i mbyllur. Piloti gjerman i Red Bullit ka 259 pikë në klasifikim, 92 më shumë se shoku i tij i skuadrës, teksa kanë mbetur vetëm 7 gara nga përfundimi. Nuk ka më shpresa për McLaren-in dhe Ferrarin, që janë konfirmuar respektivisht si forca e dytë dhe e tretë e kampionatit. Shkalla më e ulët e podiumit, ku është renditur Xhenson Baton, si dhe vendi i katërt që është zënë nga Fernando Alonso, pasqyrojnë fare mirë atë që është parë në pistën e Spanjës. Spanjolli i “kokëkuqes” ka luftuar deri në momentin që ka montuar gomat e buta por, kur në pjesën e drejtë të fundit të pistës vendosi sërish gomat e mesme, atëherë u vu re edhe një herë se sa vështirësi kishte makina italiane në krahasim me rivalët që ishin në formë shumë më të mirë.

© Panorama.al

Te lidhura