Mbrëmjen e djeshme mbylli siparin edicioni 2023/2024 i Ligës së Europës, ku pa në fund si triumfues Atalantën, me Berat Gjimshitin si kapiten.
Ditën e sotme aplikacioni “Sofa Score”, ka bërë të ditur edhe formacionin e vitit, me lojtarët që kanë performuar më mirë gjatë të gjithë këtij sezoni.
Nuk kishte si të mungonte në qendër të mbrojtjes edhe kapiteni i Kombëtares shqiptare, Gjimshiti. Ai ka marrë një mesatare prej 7.23, duke u kuotuar si një nga më të mirët e ekipit. Gjithashtu aty gjendet edhe Granit Xhaka, që me Bajer Leverkusenin e tij, arriti deri në finalen e kompeticionit, për t’u mundur pastaj nga bergamaskët me shifrat 3-0. Mesfushori ka marrë notën 7.36.
Formacioni i vitit në Ligën e Europës (4-1-4-1): Svilar (Roma); Grimaldo (Bajer Leverkusen); Imravopanos (Uest Hem); Gjimshiti (Atalanta); Klaus (Marsejë); Xhaka (Bajer Leverkusen); Harit (Marsejë), Virtz (Bajer Leverkusen), Eliot (Liverpul), Kudus (Uest Hem); Aubumejang (Marsejë)
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al