Te Milani ka nisur puna për përgatitjen për sezonin e ardhshëm. Drejtorët Monkada dhe D’Otavio, nën mbikëqyrjen e Zlatan Ibrahimoviçit, kanë filluar të testojnë situata për të forcuar skuadrën në disa reparte, mbi të gjitha në mesfushë.
Siç raportohet nga “Sportmediaset”, në fakt, drejtuesit e “Djalli” do të kërkonin një mesfushor me aftësi mbrojtëse dhe shkatërruese. Në këtë kuptim, në fletoren e tyre janë dy emra. Jusuf Fofana, mesfushori i lindur në 1999 që luan për Monakonë dhe Ibrahima Sisoko, mesfushori i lindur në 1997, që po bën shumë mirë duke luajtur për Strasburgun.
Dy emra që tashmë janë lidhur me Milanin në të shkuarën e afërt dhe që mund të rikthehen në modë në javët në vijim, sidomos i pari që është shprehur i hapur për një transferim pasi të ketë siguruar një vend në Champions me monegaskët për sezonin e ri.
PANORAMASPORT.AL
NDIQE LIVE "PANORAMA TV" © Panorama.al