FMN: Kujdes borxhin. Bode: Do ruajmë nivelin

Jun 22, 2011 | 11:21

TIRANE- Fondi Monetar Ndërkombëtar ka tërhequr edhe njëherë vëmendjen për rrezikun që mund të shkaktohet nga borxhi publik, duke këshilluar qeverinë të jetë e kujdesshme me buxhetin dhe shpenzimet.

Ndërkohë që kreu i Financave Ritvan Bode ka garantuar se niveli i borxhit do të mbahet i njëjtë e do të vijë me tendencë në ulje.

Deklaratat janë bërë sot në konferencën e përbashkët për shtyp të FMN, ministrit Bode dhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani.

Sipas Bodes, qeveria është e angazhuar në rishikimin e buxhetit gjatë qershorit dhe për ta kaluar në kuvend, që synon të adaptojë për të mbajtur deficit 3.5% të GDP dhe për të ulur një sërë shpenzimesh sipas institucioneve. “Në këtë mënyrë qeveria është e përcaktuar për të rivendosur ekuilibrat makroekonomik. Në perspektive njëri prej objektivave është stabiliteti financiar dhe fiskal i vendit, për të ndihmuar ekonominë reale që të progresojë me ritmet e saj të natyrshme, është e domosdoshme që programimi dhe modelet programuese të qeverisë të jenë realiste, duke abstraguar nga një optimizëm që ne e kemi pasur për shkak të dinamizmit të ekonomisë”- tha Bode.

Sipas tij, në kuadër të stabilizimit ne do synojmë që borxhi publik të mbetet në të njëjtat nivele dhe të ulet. Ai ka vlerësuar se në periudhën e krizës shtimi i borxhit ishte inekzistent. “Kemi trefishuar afatin mesatar të shërbimit të borxhit të brendshëm, do mënjanojmë cdo rrisk nga borxhi publik. Synojmë që investimet e mëdha të bëhen përmes bankave të zhvillimit me norma të ulëta interesash dhe duhet theksuar se nuk do të ketë në programin tonë rritje të taksave”- tha Bode.

Nderkohe kreu i misionit te FMN-se, Gerwin Bell ka kerkuar nga qeveria vigjilence dhe tentative per uljen e borxhit, duke rritur ne kete menyre besueshmerine tek investitoret.

“E rëndësishme eshte të kuptohet që borxhi të mos arrije shifren 60 % që konsiderohet si maksimum. Për vende në zhvillim si Shqipëria ky është një nivel mjaft i lartë. Duhet të bjerë”- tha ai, duke sugjeruar se borxhi duhet te ulet ne 50 %.

Ai ka keshilluar qe eshte mire qe planifikimet e biuxhetit te behen qe ne fillim te vitit, pa qene e nevojshme te behen shkurtime dhe rishikime te tij ne mes te vitit.

Sipas parashikimeve te FMN-se per rritjen ekonomike gjate ketij viti ajo pritet ne masen 2.7%, nderkohe qe kreu i financave ka dekalruar se rritja ekonomike parashikohet ne rreth 5%.

 

 

© Panorama.al

Te lidhura