Një britanik ka fituar konkursin e hedhjes nga lartësia në ujërat e Portit të Bostonit, nga lartësia 27,5 metra, duke lejuar realizimin e disa fotove të mrekullueshme nga ajri. Në konkurs ishin 12 persona dhe hedhja më e bukur u konsiderua ajo e Gari Hantit, i cili pritet të kurorëzohet “mbret” për të dytën herë. Ky ishte takimi i gjashtë botëror i “Red Bull Cliff Diving”. Rreth 23000 njerëz kanë parë hedhjen nga tarraca e Institutit të Arteve Bashkëkohore në Boston, Masaçusets. Të gjithë garuesit kanë performuar me rrotullime në ajër dhe disa kthime, derisa kanë arritur në ujë. Llogaritjet treguan se ata janë zhytur në det me shpejtësinë 97 km në orë, duke krijuar zhurmë të madhe në kontaktin e parë me ujin. Finalja e madhe e kësaj gare do të mbahet në Yalta, Ukrainë, më 4 shtator.











