Fluks emigrantësh në Kakavijë, radha deri 2 km

Jul 8, 2012 | 16:12
Dogana e Kakavijës

KAKAVIJE- Radhe e gjate, deri ne 2 km ne Kakavije. Shkak eshte bere funksionimi i vetem nje sporteli qe ka funksionuar prej orës 01:00 të së dielës e deri në orën 06:00.

Autoritetet policore shqiptare të Kakavijes, kanë pohuar se kapacitetet për të menaxhuar situatën në Kakavijen shqiptare, ishin të mjaftueshme por kjo qëndronte në varësi të intensitetit të punës nga ana e homologëve grekë.

Përgjatë 12 orëve të fundit në Shqipëri përmes Kakavijes, kanë hyrë 4500 shtetas shqiptarë me banim të përkohshëm në Greqi, ndërkohë që kanë dalë diku rreth 2000 persona.

Pala shqiptare ka punuar me gjashtë sportele në hyrje të territorit të saj dhe tre në dalje, ndërsa u desh një kontakt mes drejtuesve të Kakavijes greke dhe asaj shqiptare, që situata të normalizohej duke shtuar edhe dy sportelistë të tjerë në dalje të territorit grek. Në mesditë, gjendja në Kakavije ka qene tërësisht normale.                                     PIRO NASE

© Panorama.al

Te lidhura