Florin Haliti, pronar i produksionit “Arboni”: Të gjitha këngët Gentës ia kam paguar

Aug 20, 2011 | 13:24

Konflikti që është krijuar mes një produksioni që ka përkrahur këngëtaren Genta Ismajli, si duket akoma nuk ka marrë ndonjë rrugë të qartë. Këngëtarja është shprehur se ka angazhuar dikë në Prishtinë që të merret me rrugë ligjore, teksa pronari i produksionit tregon një version tjetër në lidhje me rastin. Florin Haliti, pronari i Arboni-t në një deklaratë të tij për mediat në Kosovë ka treguar se këngët që Genta i ka lançuar në albumin e fundit, shumica prej tyre janë hedhur më herët në shitje dhe të gjitha ia ka paguar asaj. “Me Gentën nuk kam asgjë, në albumin e ri të saj shumica janë këngë që unë i kam paguar, ndërkaq për dy këngë të tjera kemi pasur një mospajtim dhe aty ka hyrë një palë e tretë. Këngët e mia kam të drejtë t’i editoj si të dua. Për hir të opinionit dhe lexuesve ua bëj me dije se diçka e huaj nuk bëhet e jotja”, është shprehur në një prononcim të tij pronari i produksionit “Arboni”, Florin Haliti duke dashur të sqarojë keqkuptimet të cilat kishin lindur me këngëtaren Genta Ismajli, gjatë editimit të albumit të saj të fundit “Guximi”. Se kush ka të drejtë në këtë rast do ta vendosë gjykata!

Genta humb linjat, në koncert shfaqet me barkun plot vija

Është shfaqur në një koncert në Shqipëri, por këtë radhë nuk mund të krenohet me linjat trupore. Krenohet me punën që bën me koncerte të shumta, por lëvizja e madhe si duket nuk e ndihmon aspak që njëra nga femrat më seksi dhe më të dëshiruara të estradës kosovare të ketë linja të mira trupore. Genta Ismajli së fundi ishte prezente edhe në Shqipëri në disa koncerte dhe ajo që kemi vërejtur tek fotografitë e publikuara është se këngëtarja ka problem me linjat. Në foto mund të shihen shumë qartë vijat e thyera tek barku, që për një femër seksi, siç e quan publiku, nuk duhet të ekzistojnë, të paktën nga gjithë ajo lëvizje që bën ajo në terren. Këtë problem gjithmonë e ka pasur, por përsëri është rikthyer në formë të mirë. Genta ishte për pushime pak ditë në Turqi me disa kolege dhe ka vazhduar më tej me koncerte për promovimin e albumit të fundit, me të cilin kishte probleme me produksionin të cilat ende nuk i ka zgjidhur, pasi dëshiron që e gjithë procedura të shkojë në rrugë ligjore. Këtë verë ne nuk kemi pasur rastin të shohim Genta Ismajlin si para disa viteve, kur ajo realizoi një set me foto profesionale në bikini në plazhet turke. Ndoshta dhe këtë radhë kur të shkojë në pushime më gjatë, do na sjellë diçka të bukur për lexuesit por sigurisht në linja më të mira dhe pa përdorur photoshop-in(!)

© Panorama.al

Te lidhura