Flora Xhaferri, 27-vjeçarja më e shkurtër në rrethin e Matit, herë pas here troket në dyert e Komisariatit të Matit. Një vit më parë ka humbur çdo kontakt me nënën e saj dhe interesohet pranë autoriteteve policore që t’i thonë ku ndodhet ajo, cili është fati i saj. Studentja më “simpatike” e Universitetit të Durrësit thotë se është interesuar edhe pranë Drejtorisë së Policisë Durrës për nënën e saj 50-vjeçare që ka humbur çdo kontakt me bashkëshortin dhe fëmijët. Edhe dje, Flora, rreth 80 cm e gjatë, ndodhej para godinës së Policisë Mat. E veshur thjesht dhe me rroba të lehta, ajo kishte udhëtuar nga Durrësit drejt Matit për të kontaktuar me autoritetet e Policisë. Në pamundësi për të kontaktuar me zyrtarë apo oficerë të Policisë, ajo bashkëbisedon me ne. Tregon me detaje shqetësimin njerëzor dhe lutet që media ta kryejë rolin e saj.
Si ndodhi që humbët çdo lidhje me nënën tuaj?
Më 15 janar të vitit 2011, nëna ime dhe shumë gra të fshatit Gurrë e Madhe ishin në një ceremoni mortore në qytetin e Burrelit. Të gjitha gratë u kthyen në shtëpitë e tyre, ndërsa nëna nuk u kthye. Fillimisht u mendua se kishte vajtur te njerëzit e saj të afërm, te prindërit apo dikush tjetër. Babai dhe ne fëmijët u shqetësuam shumë. U telefonuam të gjithë njerëzve të afërm, por nuk morëm asnjë përgjigje. Lajmëruam edhe personat që kemi jashtë vendit për këtë që na ndodhi. Mirëpo, asnjë lajm nuk kemi marrë qysh atëherë.
A denoncuat në polici për ngjarjen?
Me këtë çështje jam marrë vetëm unë. Më 3 mars 2011 vajta në Policinë e Burrelit dhe tregova gjithë ngjarjen. Thashë se nëna vajti në një mort në qytetin e Burrelit dhe nuk u kthye më. U kërkova të hetonin dhe të gjenin çfarë ndodhi me nënën time. Të njëjtën gjë kam bërë edhe në Drejtorinë e Policisë Durrësit. Kam treguar ngjarjen dhe kam kërkuar ndihmë.
Cila është përgjigja që keni marrë gjatë këtij viti?
Kam mbetur e befasuar. Disa herë më marrin në telefon dhe më thonë a di gjë për fatin e nënës sime, Hike Xhaferri. Kur shkoj për të takuar drejtuesit e Policisë, apo ata që merren me hetimin e zhdukjes së nënës time, më thonë se nuk kanë ende asnjë informacion në lidhje me këtë ngjarje që ne na ka pikëlluar shumë. Edhe sot (dje) isha në Polici për të pyetur rreth fatit të nënës sime 50-vjeçare.
Çfarë mund të ketë ndodhur me mamanë tuaj?
Ia kam thënë edhe policisë. Ne dyshojmë se një person nga Mati merret me trafikimin e grave nga Shqipëria drejt Kosovës. I dërgon atje si shërbëtore të burrave të vetmuar, kryesisht për t’u bërë shërbim. Nëna jonë nuk dyshojmë të jetë zhdukur apo të jetë martuar. Ajo me siguri ndodhet diku. Prej më shumë se një viti nuk kemi asnjë lidhje me të. Jemi të shqetësuar sa më s’ka. Babi im dhe motra e vogël ndodhen në fshat. Presim me ankth rikthimin e mamit. Nuk besojmë që ajo të ketë ikur vetë. “Dikush” e ka mashtruar ose marrë me zor dhe e ka degdisur larg.
A keni kontaktuar me babanë dhe motrën ditët e fundit?
Fizikisht jo. Nuk shkoj dot se është borë e madhe. U kam telefonuar dhe me kanë thënë se janë mirë. As sot nuk udhëtoj dot drejt Gurrës së Madhe. Rruga është e bllokuar. Meqenëse nuk gjeta njeri në Komisariatin e Policisë, po vete te njerëzit e mi të afërm në Batërr. Nesër do të kthehem përsëri në Durrës.
Po ju si shkoni me mësime dhe si po e përballoni jetën?
Unë mbarova shkollën e lartë për Menaxhim biznesi në Universitetin e Durrësit, por kam ende dy provime të prapambetura. Them të jap këto provime dhe të mendoj për masterin.
Duke pasur probleme me gjatësinë trupore, a jeni privilegjuar për shkak të kësaj?
Absolutisht jo. Madje mendoj të kundërtën. Duke më parë kështu, shumë pedagogë më kanë “persekutuar”. Çdo gjë e përballoj me shumë vështirësi. Pas humbjes së mamit, shqetësimet më janë shtuar akoma më shumë. Nuk di si të veproj.
A do t’ju drejtoheni mediave për ndihmë?
Gazeta juaj ka publikuar një profil timin dhe për këtë u jam mirënjohëse. Më vjen vërtetë keq, por sërish i drejtohem gazetës tuaj për ndihmë. Kërkoj që strukturat shtetërore të interesohen për fatin e nënës sime. Ajo është gjallë dhe ne dëshirojmë të jetë pranë nesh.
Studentja nga Mati rrëfen brengën e familjes
E pamundur fizikisht, por e vendosur për ta çuar deri në fund misionin e saj. Më shumë se një qëllim në vetvete, detyra e saj është njerëzore, jetike. Flora Xhaferri, vajza më e shkurtër e rrethit të Matit, që para një viti gjeti pasqyrim me historinë e saj në gazetën “Panorama”, rrëmben sërish vëmendjen tonë, por këtë herë me një thirrje: para një viti ka humbur çdo kontakt me nënën e saj, Hiken. Dita kur shkëputi çdo lidhje me të ëmën i ngjante një dite të zakonshme, ku ajo së bashku me disa gra të fshatit Gurrë e Madhe në Burrel shkuan për të bërë një qokë familjare, siç e kërkon zakoni shqiptar. Të gjitha shoqet e saj atë mbrëmje u kthyen pranë fëmijëve dhe bashkëshortëve, vetëm Hikja jo… E bija, Flora, ka rreth një vit që endet dyerve të komisariateve të Policisë për të gjetur një pistë të mundshme kërkimi, por mbi të gjitha, për të marrë një sinjal pozitiv për gjetjen e së ëmës që rezulton e zhdukur prej 12 muajsh. Flora Xhaferri shprehet në intervistën e mëposhtme…
HASAN PASHA