Gjykata për Krime Ndërkombëtare ka lëshuar fletarrest për Gadafin, akuzuar për krime kundër njerëzimit, të kryera kundër kundërshtarëve të tij, që nga mesi i muajit shkurt.
“Dhoma ka lëshuar një fletarrest kundër Muamer Gadafit”, ka thënë gjykatësja Sanxhi Masenono Monageng, gjatë seancës së dëgjimit në gjykatën me seli në Hagë.
Ajo po ashtu ka lëshuar fletëarrestime edhe për të birin e Gadafit, Seif al-Islam, dhe kreun e shërbimit informativ të Libisë, Abdullah al-Senusi për vrasje dhe përndjekje që nga nisja e kryengritjes.
Para vendimit, zëdhënësi i Muamer Gadafit ka thënë se lideri libian është zgjedhje historike e populit libian dhe nuk mund të mënjanohet.
Zëdhënësi i Qeverisë, Musa Ibrahim, tha se i takon popullit të Libisë dhe jo NATO-s apo “grupeve të armatosura” që të vendosin për fatin e vendit.
Ibrahim, cituar sot nga Rel, ka thënë se bën këtë deklaratë, për të qartësuar komentet që kishte bërë të dielën.
Ai u kishte thënë gazetarëve në Tripoli se qeveria po propozon një periudhë të dialogut kombëtar dhe zgjedhje të mbikëqyrura nga vëzhguesit ndërkombëtarë.
© Panorama.al












