
Flet Fiqirete Sula, nëna e së masakruarës me gurë.
Nëna e Fatjonës: I shoqi dehej dhe e rrihte, deshi t’i vriste foshnjën në bark.
Motra: Takimi im i fundit me Fatjonën, ishte e mërzitur.
Policia identifikon Çelnik Maliqin, 27 vjeç, si masakrues me gurë mbi trupin e Fatjona Sulës.
Kapet autori: E vrava se më tradhtonte.
I riu nga Rrajca e Librazhdit u vetëdorëzua duke shprehur pendesë.
Të gjithë e dinin për tragjedinë e vajzës së tyre 24-vjeçare, përveç prindërve. Pa radio, televizor dhe asnjë lloj kontakti tjetër me shtypin, të izoluar mes maleve të fshatit Orenj të Librazhdit, Agim e Fiqirete Sula ishin duke punuar në arën pranë shtëpisë kur i vizituam dje rreth orës 16:00. Sapo na dalluan që larg, lanë veglat e punës dhe na dolën para duke buzëqeshur, duke na ftuar brenda me plot dashamirësi, edhe pse nuk na njihnin aspak. Një moment i sikletshëm, ku dëshira për t’iu treguar të vërtetën mbi fatin fatal të vajzës së tyre, Fatjonës, venitet komplet para fëmijëve që i kanë kapur për dore; djali 4 vjeç e gjysmë dhe vajza 2 vjeçe e gjysmë janë vogëlushët e asaj nëne që u masakrua me gurë derisa dha shpirt, por që ashtu si gjyshërit e tyre, do ta kuptonin pak orë më vonë.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











