
Flet Lutfije Visha-Muça, kunata e viktimës së vrarë.
“Nazimja ka pasur dy numra telefoni. Pas vrasjes e kam mohuar si motër”
Në ciklin e dëshmitarëve për rrjedhën e ngjarjeve Nazime-Fiqiri është ndër personazhet kryesorë, ashtu si edhe në lidhjen e gjakut dhe të krushqisë. Lutfije Visha-Muçën e gjejmë në shtëpinë e prindërve të bashkëshortit, Vladimirit, që ndodhet majë malit të Skënderbeut. Është banesë e vjetër, përdhese, ku dhomat duket që janë shtuar një e nga një, sa herë që kanë lindur shtatë djemtë e familjes Muça. Aktualisht, prej dy muajsh aty po jeton vetëm Lutfija, motra e Nazime Vishës, njëkohësisht edhe kunata e viktimës së ekzekutuar prej saj, Fiqiri Muçës. Nënë e një djali 3 vjeç, Ledionit dhe shtatzënë në muajin e shtatë, Lutfija duket se ka gjithë mbështetjen e bashkëshortit, Vladimirit. Që të dy duken të qetë, edhe pse ajo ka motrën në burg, ndërsa ai varrosi të vëllain javën e kaluar. “Ata siç e kërkuan, e gjetën”, thotë Vladimiri, ndërsa e shoqja shton: “E merituan fatin e tyre”. Por jo pa lot. Vetëpërmbajtja i zhduket vetvetiu, pas çdo pyetjeje gjatë intervistës për gazetën “Panorama”, ku shpeshherë mbledh supet dhe i duhet kohë të përgjigjet. Bashkëshorti i saj del jashtë për ta lënë që të dëshmojë e vetme mbi atë çfarë di për: Para, gjatë dhe pas ngjarjes së datës 13 gusht, ku e motra e gruas, Nazimja, 18 vjeçe, vrau me armë zjarri babain e 5 fëmijëve, 45-vjeçarin Fiqiri Muça, njëkohësisht vëllai i tij. Një krim për të cilin Nazime Visha thotë se erdhi si pasojë e abuzimit 4-vjeçar, përdhunimit dhe rrëmbimit për 11 ditë nga maji në qershor, por motra e saj sjell një tjetër version…
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











