
Flet djali i xhaxhait të vëllezërve Dushku.
Vëllezërit Ejsha ikën me vrap, pasi përgjakën dy vëllezërit Dushku dhe dhëndrin Pëllumb.
Dy vëllezërit kanë tentuar që të çohen në këmbë, edhe pse nga vragat e thikave të marra nëpër trup gjaku u vërshonte ndër rroba. I treti, dhëndri i tyre, ishte i gjallë, por ngjante si i vdekur. Brenda pak çastesh, dasma e nisur me gëzim të madh në familjen Dushku u kthye në mort. Teksa brenda muzika buçiste dhe në pistë kërcenin të ftuarit, disa metra larg lokalit, dy djemtë Marigleni e Mondi, si dhe burri i motrës së tyre, Pëllumb Belegu, ishin në grahmat e fundit të jetës. Dhëndri 56-vjeçar dha shpirt teksa transportohej për në spital. Marigleni 40-vjeçar, 3 orë pas tij.
(Artikullin e plotë e lexoni në numrin e sotëm të gazetës Panorama)
© Panorama.al











