Një nga mesfushorët më të mirë të Flamurtarit, Hair Zeqiri, ka firmosur një kontratë trevjeçare me ekipin turk të Çajkur Rizespor. 22-vjeçari do të përfitojë 150 mijë euro në sezon, plus premiot dhe, në rast se ekipi i tij ngjitet në Superligën turke, një bonus ekstra. Në sezonin 2010-2011 Rizespor u rendit i katërti në Ligën e Parë turke me 54 pikë, vetëm katër pikë më pak se vendi i parë dhe i dytë, kurse Zeqiri me Flamurtarin e tij u shpallën nënkampionë të Shqipërisë. Mesfushori është i dyti shqiptar që aktivizohet në radhët e klubit te Rizesportit. Në vitin 2004 Klodian Duro ka luajtur një fazë duke u aktivizuar në 11 ndeshje e duke shënuar një gol. Ndërsa në fazën e dytë ai u transferua te gjermanët e Arminia Bielefeld. “Kishte ardhur momenti për të kaluar në një kampionat më të fortë, pasi vetëm në këtë mënyrë do të rritem më shumë nga ana profesionale dhe mund të kem shanse për të veshur edhe fanellën e Kombëtares. Me përforcimet që kanë bërë drejtuesit e klubit, synohet ngjitja në Superligën turke, çka është edhe një dëshirë imja”, ka pohuar në një prononcim për “Albaniasoccer”, mesfushori vloanjt.











