Flamurtari, miqësore ndaj Seviljes në shtator

Aug 24, 2012 | 13:32

Flamurtari i Vlorës do të luajë një miqësore kundër skuadrës spanjolle të Seviljes më 9 shtator. Lajmi konfirmohet nga presidenti i klubit vlonjat, njëkohësisht edhe kryebashkiak i qytetit, Shpëtim Gjika. “Më 9 shtator, në Tiranë, në stadiumin “Qemal Stafa” do të luhet ndeshja Flamurtari-Sevilja. Kjo vjen si rezultat i bashkëpunimit të fundit dhe si një provë para ndeshjes me Barcelonën. I vetmi ndryshim është se do luhet në Tiranë, pasi kapaciteti i stadiumit tonë nuk jep hapësira për numër të madh tifozësh dhe reklama. Kompanitë do të bëjnë shpenzimet për miqësoren, ndaj edhe ne i mirëkuptuam. Të martën vjen menaxheri i përgjithshëm i Barcelonës dhe shpresojmë të mbyllim kontratën edhe me ta”, ka pohuar Gjika.

© Panorama.al

Te lidhura