Skuadra e Flamurtarit sipas të gjitha gjasave i ka dhënë fund merkatos së afrimeve të futbollistëve. Dje, për vlonjatët ka firmosur edhe sulmuesi Bullgar, Dragomir Draganov, i cili do të jetë i dyti futbollist i huaj në radhët e skuadrës, pas nigerianit, Abraham. Mendohet se Draganov do të përfitojë një shumë prej 30 mijë eurosh në sezon dhe firma e tij ka ardhur menjëherë pas seancës stërvitore të ditës së djeshme, ku presidenti Shpëtim Gjika i shoqëruar edhe nga Shefi i Klubit, Geri Çipi, kanë biseduar me futbollistin dhe kanë arritur akordin, duke e bërë atë edhe në mënyrë zyrtare. Draganov është afruar te skuadra e Flamurtarit me miratimin e trajnerit Edmond Lutaj.











