TIRANE- Flamurtari fiton Kupen e 62-te te Shqiperise, nderkohe qe Kukesi renditet nenkampion.
Urime per skuadren fituese ka shprehur kreu i qeverise, Edi Rama, deputet i ketij qyteti. ““Flamurtari në kupat e Europës si fitimtar i Kupës së Republikës urime nga zemra Vlorës.”- citohet në mesazhin e kryeministrit. Ndërkohë, kreu i ekzekutivit nuk ka mundur të mos përmend dhe fitoren e Juventus, duke shtuar: “Urime dhe @Erion Braçe për 102 pikët e Juves:-)”-shkruan Rama ne profilin e tij ne FB.
Nderkohe, heroi i gares se sotme është Arbër Abilaliaj, goli i të cilit vendosi gjithcka në ndeshjen përmbyllëse të edicionit futbollistik në “Qemal Stafa”. Triumfon pragmatizmi dhe qetësia e kuqezinjve të Ernest Gjokjës, që përkundrejt problemeve të fundit me largimet e dy titullarëve, portierit Mocka dhe mbrojtësit Erjon Dushku, ia ka dalë të superojë me sukses “artilerinë e rëndë” kuksiane. Kjo e fundit zhvilloi volum të madh loje, krijoi edhe raste të volitshme për shënim, por vuajti në finalizim. Pier Boja dhe Cikalleshi nuk ishin në gjendje të kurorëzonin mundin dhe djersën e verilindorëve, që dështojnë në finalen e tyre të parë në histori në Kupën e Shqipërisë.
Ata duhet t’i kënaqen kurorës së nënkampionit, që e gëzojnë për edicionin e dytë radhazi, pjesëmarrjes në Kupat e Europës përmes kampionatit, gjë të cilën vlonjatët e siguruan nga fitimi i Kupës së Shqipërisë. Dëshpërim i madh në radhët e kuksianëve, por natyrisht edhe të durrsakëve, që prisnin ndonjë “dhuratë” nga kjo finale.
Nëse fitonte skuadra e Starovës, atëherë në Europë do të shkonte edhe Teuta. Ka ndodhur krejt ndryshe, ka fituar Flamurtari dhe trofeu i dytë kombëtar për nga rëndësia shkon në Vlorë. Kuqezinjtë e Gjokës dëshmuan pjekuri në një ndeshje të tillë të nxehtë psikologjikisht, cka dëshmon se janë mësuar me trofe. Ata janë shpallur kampionë të Shqipërisë në sezonin 1990-1991, ndërsa e kanë fituar Kupën e Shqipërisë katër, në edicionet 1984-1985, 1987-1988, 2008-2009 dhe 2013-2014.
Marre nga Panorama Sport
© Panorama.al











