Vlorë, AK parrulla kundër regjistrimit

Jul 7, 2011 | 16:49

Ndeshja mes Flamurtarit të Vlorës dhe Buducnostit të Podgoricës, e vlefshme për Ligën e Evropës është shfrytëzuar nga aktivistët e Aleancës Kuqezi për të protestuar kundër regjistrimit të popullsisë me bazë etnije dhe feje.

Pak minuta pas fillimit të ndeshjes aktivistët e AK-së kanë hedhur parrula kundër regjistrimit të popullsisë. Mësohet se janë me qindra aktivistët të cilët kanë shkuar në stadium për të mbështetur Flamurtarin por edhe për të shfrytëzuar trtibunën për të protestuar.

Përveç parrullave të hedhura aktivistët e AK-së kanë hedhur edhe parrula kundër ministrit të Teknologjisë dhe Inovacionit, Genc Pollo, i cili është edhe nismëtarët e projektit për regjistrimin e popullsisë, që tashmë njihet me emrin Census.

Me shumice votash, mazhoranca ka miratuar sot projektligjin per regjistrimin e popullise dhe banesave. Pro tij kane votuar 71 deputetet e shumices, nuk ka pasur vote kunder dhe vetem 2 abstenim.

© Panorama.al

Te lidhura