Flamurtari/ 15 donatorë, gati të financojnë

Jun 13, 2011 | 10:27

Flamurtari mund të rikthehet edhe më i frikshëm se ai i sezonit të kaluar. Edhe pse situata për momentin nuk duket shpresëdhënëse dhe kjo është pranuar nën zë nga drejtuesit, mësohet se nga ana tjetër presidenti Shpëtim Gjika ka gati një plan madhështor për mbajtjen e skuadrës në nivele të larta. Nëse deri më tani financuesi kryesor i Flamurtarit ka qenë Bashkia, kjo nuk do të ndodhë në të ardhmen. Kthimi në shoqëri aksionere ka joshur disa biznesmenë vlonjatë, të njohur në fushën e ndërtimit. Këta të fundit kanë bërë një pakt me kryebashkiakun Gjika, për të qenë pjesë e financimit të skuadrës në të ardhmen. Presidenti Gjika ka diskutuar gjatë me 15 biznesmenë të njohur të qytetit bregdetar. Si përfundim, është arritur në konkluzionin se biznesmenët do të nisin të investojnë në klub në muajin korrik.

© Panorama.al

Te lidhura